Bebe Rexha mbron Demi Lovaton: Jeni të neveritshëm, sulmoni një person të varuar nga droga

  

Bebe Rexha ka dalë në mbrojte të Demi Lovatos.

Pas 6 muajsh rehabilitimi për drogën, këngëtarja u rikthye në mediat sociale.

Demi bëri një shaka në Twitter për arrestimin e reperit 21 Savage në SHBA për shkak të tejkalimit të afat të vizës.

Por fansat menjëherë reaguan ndaj Lovato duke i kujtuar që ishte një përdoruese droge.

Kjo shkaktoi zemërim tek këngëtarja me origjinë shqiptare, e cila sulmoi të gjithë ata që përdorën betejën e 26-vjeçares me varësinë ndaj lëndëve narkotike.

“Për të gjithë ata persona që folën keq për Demi-n, ju jeni të neveritshëm. Është gjë e ulët të sulmohet dikush që prej 6 muajsh po lufton me problemet e shëndetit mendor dhe me drogën,”-shkroi Bebe në Twitter.

Demi vitin e kaluar i mbijetoi për mrekulli një mbidoze droge dhe prej 6 muajsh po përpiqet të rikuperojë veten e të qëndrojë larg lëndëve narkotike.