Bebe Rexha me mesazh për dizajnerët që refuzuan ta vishnin për Grammy Awards

  
  

Bebe Rexha është shfaqur mahnitëse në edicionin e sivjetmë të Grammy Awards, e veshur me një fustan të kuq duke sjellë frymën e Valentinit dhe ky ishte një reagimi ndaj dizajnerëve që refuzuan ta veshin atë për këtë ceremoni.

Këngëtarja shqiptare, e cila ishte e nominuar në dy kategori (për artisten e re më të mirë dhe performancën më të mirë ‘country’), veshjen e saj e kishte kombinuar edhe me stoli diamanti.

  

Dukja e Bebe Rexhës në Grammy (Foto: Jon Kopaloff/Getty Images/Guliver)

  

“Ndihem si një princeshë. Doja të zgjedhja këtë frymë”, i ka thënë ajo nikoqirit të E! News, Ryan Seacrest.

Në muajt e fundit, 29-vjeçarja kishte kërkuar nga shumë dizajnerë që ta vishnin për ceremoninë e https://telegrafi.com/tag/grammy-awards/ target=”_blank” rel=”noopener”>Grammyt, mirëpo ata kishin refuzuar.

“E angazhova ekipin tim që të bisedonte me shumë dizajnerë dhe shumica prej tyre nuk deshën të më vishnin, sepse jam shumë e madhe”, kishte thënë ajo në një video-mesazh në Instagram më 21 janar, ku edhe i shante dizajnerët duke u thënë se nuk i donte fustanet e tyre.

Pas kësaj videoje, shumë dizajnerë të tjerë – në mesin e të cilëve edhe August Getty, Tanya Taylor e Christian Siriano – u shprehën të gatshëm që ta vishnin këngëtaren.

  

Bebe Rexha në ceremoninë e Grammy Awards (Foto: Jon Kopaloff/Getty Images/Guliver)

  

Të dielën mbrëma, Bebe i tha Seacrestit se e kishte publikuar atë video, sepse ishte ndier zemërthyer për refuzimin që i ishte bërë.

“Ata thoshin se isha shumë e madhe ose e trashe. E dua trupin tim dhe dua që femrat tjera ta pëlqejnë trupin e tyre”, është shprehur ylli me origjinë nga Dibra.

Duke folur për Access Online, Rexha ka pasur një mesazh akoma më specifik për dizjanerët që e kanë refuzuar: “Do të dëshironit ta kishit veshur prapanicën time të trashë!”. /Telegrafi/