Bebe Rexha publikon një pjesë të këngës së re “Last Hurrah”, tri ditë para lansimit të saj

  
  

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, pati një paraqitje të shkëlqyer në mbrëmjen më të madhe të ndarjes së çmimeve muzikore, “Grammy Awards”.

Megjithëse nuk arriti të rrëmbejë asnjë nga trofetë e festivalit, ajo u shfaq në tapetin e kuq me një veshje që i mahniti të gjithë.

  

Bebe Rexha i mahniti të gjithë në “Grammy Awards” (Foto: Jon Kopaloff/Getty Images/Guliver)

  

Fustani i kuq me material zhezhet, i punuar bukur dhe me detaje ishte i duhuri për t’ua mbyllur gojën të gjithë shtëpive të modës që refuzuan dizajnimin e veshjes së saj, për shkak të përmasave, me çka u bë shkas që këngëtarja shqiptare të reagonte me një video plot fyerje e sharje kundrejt shtëpive të mos përmes një videoje në rrjetet sociale, të publikuar pak javë më parë.

Bebe Rexha ndërkohë ka bërë të ditur për fansat e saj, se kënga e saj e re do të publikohet të premten, më 15 shkurt.

“Last Hurrah” mban titullin kënga e saj e re, e cila pritet të jetë mjaft e veçantë, teksa do të vizualizohet edhe me klip.

Këngëtarja shqiptare ka publikuar së fundmi në rrjetin social Instagram një video të shkurtër, përmes së cilës ka zbuluar pak nga kënga e saj e re, që do të vijë e plotë brenda tri ditësh.

Përndryshe, projekti i saj i fundit muzikor paraprak mbetet bashkëpunimi shumë i suksesshëm me J-Balvin dhe David Guetta, “Say my name”, i cili u rendit lartë në top listat botërore. /Telegrafi/

  

Bebe Rexha (Foto: Rich Fury/Getty Images/Guliver)