Bebe Rexha publikon videokëngën interesante të “Last Hurrah”

  
  

Bebe Rexha është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Këngëtarja shqiptare po vazhdon me sjellje të projekteve të reja si dhe me koncertet anembanë botës.

Bukuroshja gjatë orëve të para të ditës së sotme ka publikuar këngën më të re, ku biondina e kishte paralajmëruar përmes shfaqjes skenave mjaft të nxehta.

“Last Hurrah”, titullohet kënga më e re 28-vjeçares teksa e ka shoqëruar edhe me një video mjaft atraktive.

Në fakt, Bebe nuk shfaqet aspak në videokëngë ku mund të shihen disa figura të shoqëruara me tekstin e këngës.

Ndryshe, Rexha është duke punuar në projekte të reja që do t’i publikon gjatë këtij viti kalendarik para fansave. /Telegrafi/