Bebe Rexha shpreh ngushëllime për ikonën e modës, Karl Lagerfeld
Stilisti i modës, Karl Lagerfeld ka vdekur në Paris pas një sëmundjeje.
Dizenjuesi gjerman, i cili ishte drejtor kreativ për Chanel dhe Fendi, ishte një nga figurat më të spikatura të industrisë, shkruan lajmi.net.
Pas vdekjes së tij ngushëllime kanë shprehur të gjithë yjet, e së fundmi është edhe këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha.
“Pusho në paqe, ikonë”, ka shkruar Bebe krahas fotos së tij.
I ndjeri ka qenë i sëmurë në javët e fundit dhe kishte humbur një numër shfaqjesh të modës. /Lajmi.net/
albshowbizzz.com