Bebe Rexha sjell hitin e rradhës, i dedikohet drogës, alkoolit dhe “çmendurisë”

  

Bebe Rexha ka publikuar projektin e ri muzikor të titulluar “Last Hurrah” ku duket më seksi se kurrë. Këngëtarja shfaqet në disa skena puthjesh me femra e meshkuj duke e konsideruar këtë natë si “cmendurinë” e fundit para se ti kthehet normalitetit.

Në tekst flitet për fundjavën e fundit ku do të konsumohet drogë, cigare, alkool dhe çdo gjë do të jetë si më parë. Bebe ka guxuar të tregojë edhe strijat në të pasme, të cilat shumë vajza i kanë kompleks.

Këngëtarja tregon shpesh herë se e do trupin e saj dhe këtë e ka bërë dhe në klipin e fundit që pritet të jetë suksesi i rradhës për të.