Ben Blushi në rolin e Drejtorit s’pushon as të Dielën (FOTO)

 

Ben Blushi këto ditë ka mbushur një vit në
krye të Top Channel si Drejtor i Përgjithshëm pas largimit nga politika.

Lëvizja e madhe erdhi në Janarin e 2018-tës
nga Presidentja Vjollca Hoxha e cila pas disa tentativave të pasuksesshme për të
ringritur televizionin me strukturën ekzistuese, ‘spastroi’ të gjithë gardën e
vjetër duke i besuar drejtimin Blushit. Ajo madje eklipsoi edhe dhëndrrin
Ledion Liço, i cili kishte tre vite që përflitej në korridoret e Topit si
Drejtori i ri.

  

Në këtë një vit, ndryshimet në TCH kanë qenë
evidente. Nga hapja për rivalët deri tek emisionet e reja, prezantuesit e rinjë
dhe planet në vijim të cilat janë edhe më ambicioze, edhe më të mëdha.

Por në gjithë këtë periudhë, Drejtori ka
preferuar të mbajë profil të ulët duke mos u shfaqur pothuajse kurrë në syrin e
publikut. Ai ka ndaluar së postuari edhe në rrjete sociale.

Megjithatë, nisja e projekteve të mëdha përbën përjashtim. Blushi është shfaqur sot në qendër të fotos së stafit të ri të ‘E diell’ që nis në pak orë.

(lajmi vijon nën foto)

Programi ‘E diell’, nisur në vitin 2008 në
vazhdimësi nuk ia ka dalë që të ketë audiencën e synuar për shumë arsye. E
para, përballë Ardit Gjebresë, Adi Krasta si nismëtar nuk ia ka dalë të bëjë për
vete publikun që kërkon argëtim tëDIelën. Së dyti, ndryshime e shpeshta në
autorë e figura, pauzimet nga një sezon në tjetrin kanë qenë një tjetër
penalizim.

Mbetet të shihet nëse do ketë sukses ‘E diell’
me formulën e re të mendësisë së Blushit për t’i besuar gjithçka figurave të
reja të ekranit, jo vetëm në moshë por edhe në përvojë në ekran. Jemi gjithë sy
e veshë… /Prive.al

      

    

  
 
 
  
  
    View this post on Instagram 
 
  

 
    

  

  
 
    

  
 
    

  

  
 
 

#Repost @ediell_topchannel #Prova me @nevinashtylla @fjoralba.ponari në “E Diell” ☀️

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania) on

 

 

  

 

  

 

albshowbizzz.com