Bëri revolucion në muzikën shqiptare, pse u nda grupi “Centaur”?
Grupi “Centaur” bëri rezolucion në muzikën shqiptare. Ai ishte grupi i parë në Shqipëri që bëri koncert ‘heavy metal’.
“Centaur” u krijua në vitin 1992, por u shpërbë në fund të vitit 1998.
Anëtari i grupit, Bledar Gramo i ftuar në ‘Late Night Show’, shpjegoi se Centaur u nda për shkak se secili prej anëtarëve vijoi jetën e tij në një profesion tjetër.
Bledar Gramo: “Grupi u nda sepse të gjithë filluan jetën e tyre.”
Pjesëtarë të grupit kanë qenë emra të njohur si Bledar Gramo, i cili u bë pjesë e Centaur në vitin 1997, Gent Pjetri, Bojken Lako dhe Saimir Çili.
Gramo zëvendësoi ish-bateristin Land Fusha në grup, por Centaur u shpërbë në fund të 1998 për tu rikthyer sërish para 3 vitesh.