Big Mama sot feston ditëlindjen

 
 

Bigu feston ditëlindjen e 33-të.

Këngëtarja e njohur, Besjana Kasami e njohur si Big Mama sot ka një ditë të veçantë, pasi që ajo sot feston ditëlindjen e saj të 33-të.

Me rastin e ditëlindjes së këngëtares atë e kanë uruar familjarët dhe miqtë e saj. Këto urime Bigu i ka bërë publike të gjitha në Insastory.

Bigu me muzikë filloi të merret që nga mosha 7 vjeçare. Fillimisht ajo ka kënduar në klubin muzikor “Klubi i fëmijëve të lumtur”. Më pas ka vijuar shkollën fillore dhe të mesme të muzikës në Tetovë dhe në të njëjtën kohë ka qenë aktive nëpër festivale të fëmijëve, si ato: “Bletëzat” 97 pastaj festivalin “Bilbilat këndojnë” e disa të tjerë.

Përveç muzikës, Bigu ka qenë edhe valltare në ansamblin “Zeladin Zeqiri” në Tetovë për dhjetë vite me radhë, shkruan rtv21.tv

Në fillim të vitit 2017 këngëtarja vendosi që t’i nënshtrohet një operacioni për ta ngushtuar lukthin i cili kishte rezultuar me sukses duke e bërë atë një femër tërheqëse dhe krejt ndryshe nga ajo se si ishte në fillim.


Bigu është shumë e dashur për publikun, si dhe është njëra ndër fytyrat më të përfolura të showbizit shqiptar.

Ndryshe, Big Mama aktualisht është duke drejtuar emisionin “Mama’s Trip”, në RTV21. Kurse, projekti i fundit i këngëtares titullohet “I len krejt”.

 
 

albshowbizzz.com