Billboard për Ava Max: Vajza e emigrantëve shqiptarë, sot në maje të top listave
Ava Max po thyen tabelat me hitin “Sweet But Psycho”.
Në tabelat e “Billboard” është vënë në qendër të vëmendjes një artiste e re, shkruan Billboard, transmeton lajmi.net.
Vite më parë ajo u shndërruar në Ava Max, 24 vjeçarja është pop-divë në ngritje, të cilën e krahasojnë me Lady Gagën dhe është në krye të top-listave në të gjithë globin me hitin e saj “Sweet But Psycho”.
Amanda Ava Koci kujton kohën kur ulej në pjesën e pasme të makinës së prindërve të saj rrugës për në shkollën fillore në Virxhinia, duke dëgjuar Mariah Carey.
Vajza e emigrantëve shqiptarë, Ava Max qëndronte edhe pas përfundimit të mësimit në shkollë deri në darkë për të mësuar gjuhën angleze.
“Do të këndoja “Visions of Love” pa pushim për një vit”, thotë ajo duke qeshur, ndërsa shton “Pas kësaj fillova të këndoj më shumë”.
Ajo kujton se si nëna e saj i fliste në gjuhën shqipe në shtëpi, në moshën 14 vjeçare filloi ta kuptonte se talenti i saj mund të rritet dhe të bëhet diçka më e madhe.
“Nëna ime më tha nuk ka asgjë për ty këtu”, kujton Ava Max dhe me të familja e saj u shpërngulën për në Los Angeles.
Ava Max ka publikuar singlin e saj të tretë në gusht, i cili ka arritur të qëndrojë i pari në tabelat muzikore të 15 vendeve.
“Gjithmonë kam ëndërruar për këtë dhe po ndodh. Të gjithë po thonë, ‘kjo vajza e re që i erdhi suksesi brenda natës. Por, ka pasur aq shumë vuajtje e sakrifica, momente që nuk dija se çka po bëj. Nuk ishte asgjë brenda natës”, deklaroi ajo.
Në të vërtetë, u deshën tre vjet që Ava Max të depërtonte në Los Angeles.
“Familja ime e kishte ëndërr që të takoja producentët e kompozitorët më të mirë dhe nuk ndodhi ajo që besuam. Ishte vështirë”, tha ajo, por pastaj fati i saj ndryshoi, duke bashkëpunuar me yjet më të mëdhenj (Miley Cyrus, Katy Perry).
Përgjatë rrugës, ajo u frymëzua nga Gwen Stefani, me flokë bjonde dhe thotë me krenari se merr ‘shikimet e çuditshme’ kudo që shkon. /Lajmi.net/
albshowbizzz.com