Black Panther bën historinë në Oskar
Dy aktorë të Black Panther bënë historinë në Oskar duke u shpallur fituesit e parë me ngjyrë në kategoritë përkatëse.
Ruth Carter mori trofeun e ‘Costume design’ ndërsa Hannah Beachler ndau çmimin e ‘Production design’ me Jay Hart.
“Marvel mund të ketë krijuar një superhero me ngjyrë por ne e kthyem në një mbret afrikan,“-tha Carter.
Carter ka luajtur edhe në filmat Amistad, Malcolm X dhe Selma.
Ndërkohë, Beachler, e cila më parë luajtur në Moonlight, Creed dhe Lemonade Beyonce, nderoi regjisorin e Black Panther, Ryan Coogler.
“Qëndroj këtu më e fortë se dje,”-tha ajo në ceremoni. “Unë qëndroj këtu për shkak të Ryan Coogler, për shkak të këtij njeriu që më dha një perspektivë tjetër të jetës, që më ofroi një hapësirë të sigurt dhe ishte i durueshëm. Faleminderit Ryan, të dua”.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve u zhvillua sot (25 shkurt) dhe filmi më i mirë u shpall ‘Green Book’.