Blero dedikim dashurie Afronës: Që prej momentit që të njoha, e kam ditur që do të jesh gjithmonë e imja

  
  

Këngëtari i njohur Blero, dhe e fejuara e tij, Afrona Dika, kanë festuar sot (e martë) pesëvjetorin e lidhjes.

Me këtë rast, Blero ka zgjedhur që të bëhet shumë romantik, duke i kushtuar dashurisë së tij një dedikim të veçantë në rrjetin social Instagram.

Këngëtari ka publikuar një fotografi bashkë me Afronën, në rrjetin social Instagram, nën efektet e ngjyrave bardhë e zi.

“Gruaja ime, që prej momentit që të kam njohur e kam ditur që do të jesh gjithmonë e imja”, ka shkruar Blero në Instagram.

Çifti përndryshe kanë bërë të ditur se do të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë këtë vit.

Përgatitjet për dasmën që do të mbahet në maj kanë nisur, teksa është bërë e ditur që do të jetë një dasmë gjigante me plot të ftuar figura publike.

Kjo përndryshe do të jetë martesa e dytë e Bleros, pas martesës së tij të parë të dështuar me ish-bashkëshorten e tij, aktoren Teuta Krasniqi. /Telegrafi/