Boatengut i vidhen gjësende në vlerë deri në 400 mijë euro

  
  

Të shtunën mbrëma, Kevin-Prince Boateng pati një fillim të rrallë nga minuta e parë në një ndeshje me Barcelonën dhe dukej se gjithçka po shkonte mirë, por kjo ka zgjatur deri në momentin kur është kthyer në shtëpi.

Në shtëpinë e tij në pjesën veriore të qarkut Sarria kishin hyrë hajnat, njoftojnë El Mundo Deportivo dhe El Pais.

  

Kevin-Prince Boateng (Foto: Andreas Rentz/Getty Images for Constantin Film/Guliver)

  

Sipas njoftimit, 31-vjeçarit i janë vjedhur gjësende, stoli dhe para që në total vlerësohen ndërmjet 300.000 dhe 400.000 euro.

Polica lokale tashmë i ka nisur hetimet dhe do të bëjë një hetim të detajuar në përpjekje për t’i gjetur grabitësit.

Kjo nuk është hera e parë që u ndodh futbollistëve të Barcelonës vjedhje këtë sezon, raporton Marca.

  

Kevin Prince Boateng dhe Melissa Satta (Foto: Anthony Harvey/Getty Images for MTV/Guliver)

  

Hajnat kishin hyrë edhe në shtëpinë e Jordi Albas, gjatë kohës kur ai ndodhej në Milano të Italisë për ta zhvilluar ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Interit.

Boateng befasoi me https://telegrafi.com/zyrtare-barcelona-e-merr-ne-huazim-kevin-prince-boatengun/ target=”_blank” rel=”noopener”>transferimin e tij te Barcelona gjatë afatit të janarit, ku luan në formë huazimi nga Sassuolo. /Telegrafi/