“Boll publikove pornografi”, Bebe Rexha: Babi im më urren

  

Kënga e fundit e Bebe Rexhës nxiti shumë polemika për shkak të përmbajtjes së saj.

Këngëtarja shfaqet në disa skena puthjesh me femra e meshkuj duke e konsideruar këtë natë si “çmendurinë” e fundit para se ti kthehet normalitetit.

Por duket se babai i saj, Flamur Rexha, nuk ka qenë dakord me videoklipin e Bebes duke e konsideruar një turp. Në një mesazh ai i ka kërkuar vajzës së tij të ndalojë publikimin e ‘pornografive’ dhe se ndihet i turpëruar kur del përpara njerëzve.

“Bën mirë të ndalosh së publikuari pornografi sepse po më sëmur. Nuk mund ta përballoj më. Më vjen turp kudo që shkoj. Jam shumë i mërzitur me ty, nuk mund ta besoj,”- i shkroi ai.

Bebe publikoi mesazhin e të atit në Instagram dhe shkroi: “Babi më urren mua.”

Por këngëtarja ndërroi mendje dhe e fshiu nga rrjeti social. Ylli i ‘Last Hurrah’ shpjegoi në Twitter se përse e mori këtë vendim.

“Babai im nuk është njeri i keq. Nuk duhet ta kisha postuar kurrë atë mesazh. Jam e zhgënjyer nga vetja. Po bëja sarkazëm,”-shkroi Bebe. “E kuptoj si baba dhe arsyen pse mesazhi ishte pak i ashpër. Jam e mërzitur që ai ende nuk më flet por është babai im.”

Këngëtarja mbrojti babain e saj, pasi fansat e sulmuan atë.

“Mos thoni gjëra të tilla për babain tim sepse është baba i mrekullueshëm,”-shtoi ajo.

Kënga e saj e fundit ‘Last Hurrah’ ka grumbulluar rreth 5.5 milion klikime në YouTube që nga premiera e saj katër ditë më parë.