Brad Pitt i bën dhuratë ish-gruas

  Ata tashmë janë divorcuar por raportet vazhdojnë që t’i kenë shumë të mira.      

Javë më parë Jennifer Aniston festoi ditëlindjen e 50-të dhe në mesin e të pranishmëve ishte edhe ish-bashkëshorti i saj, Brad Pitt, transmeton lajmi.net.

E sigurisht se nuk ka munguar edhe dhurata për të cilën kanë folur disa burime pranë dyshes.

“Shumica e mysafirëve që ishin ftuar për ditëlindje  dërguan dhurata në shtëpinë e Jen. Edhe Brad gjithashtu. Miqtë e saj janë shumë bujar dhe krijues, dhe ajo dukej shumë e emocionuar nga të gjitha dhuratat. Çfarëdo që shkaktoi divorcin e tyre është një histori e gjatë në të kaluarën. Brad dhe Jen kanë një marrëdhënie shumë civile”, ka thënë burimi, raporton ‘People’.

Revista “People”kishte shkruar se aktori ka arritur deri te hoteli me një SUV me xhama të zi, kështu duke dalë shpejt për t’i shmangur gazetarët.

Festa e ditëlindjes së Aniston mes familjarëve dhe miqve është mbajtur në Los Angeles. Thuhet se e pranishme atë mbrëmje ishte edhe një tjetër ish-grua e Pitt, ajo Gwyneth Paltrow.

Përveç Brad Pitt-it i pranishëm ishte edhe një ish tjetër i Jennifer Aniston, muzikanti John Mayer./Lajmi.net/

  

 

albshowbizzz.com