Brad Pitt ndjen keqardhje për divorcin me Jennifer Aniston

  

Nëse Brad Pitt do të kthehej pas në kohë do të divorcohej ndryshe nga Jennifer Aniston.

Sipas një burimi aktorit i vjen keq për mënyrën sesi u nda nga Jennifer.

Ndërsa shtoi se i kërkoi falje aktores shumë kohë më parë dhe ajo e fali.

Brad dhe Aniston i dhanë fund martesës 5 vjeçare në tetor 2015. Por ata u bashkuan për të festuar 50 vjetorin e lindjes së Aniston në Sunset Tower në West Hollywood të shtunën (9 shkurt), së bashku me një sërë miqsh përfshirë George Clooney, Sandra Bullock dhe Katy Perry.

“Brad i dha Jen një përqafim të madh,”-tha burimi, duke vënë në dukje se të gjithë të ftuarit u habitën kur e panë atje.

Një muaj pasi Jen dhe Brad finalizuan divorcin, aktori u zhvendos për të jetuar me  Angelina Jolie, me të cilën u nda në vitin 2016 pas 11 vitesh së bashku.

Ndërkohë Aniston u martua me Justin Theroux në gusht 2015 dhe u ndanë në shkurt të 2018.

Marrëdhënia mes Jen dhe Pitt u zbut në maj të 2016 kur nëna e Aniston,  Nancy Dow vdiq.

“Brad kontaktoi me Jen pasi nëna e saj vdiq, dhe ajo u prek nga fakti që Pitt e dinte se çfarë dhimbje po kalonte.”