Capital T: Kënga “Kujtime” po bëhet çdo ditë e më e mirë
Para dy jave e publikoi këngën më të re të titulluar “Kujtime” dhe u mirëprit prej fansave.
Bëhet fjalë për reperin shqiptar, Trim Ademi, i njohur më mirë si Capital T, i cili po punon në këngë të reja.
Këngëtari ka pohuar se kënga e fundit është një ndër më të mirat që ndonjëherë e ka sjell para publikut të gjerë.
Kështu së paku ka shkruar ndër të tjerash në llogarinë personale në Instagram teksa ka treguar se videoklipi nuk iu ka bërë bajat.
“Zakonisht kur e punojmë një projekt na bjerë qindra herë me dëgjuar gjatë punës e procesit në studio edhe gjatë xhirimeve etj, kur vjen koha e lansimit vetëm na bëhen bajat aq shumë qe i dëgjojmë këngët tona, po ‘Kujtime’ është ndër këngët e pakta që jo me u bë bajat, po vetëm po shkon tu u bë më e mirë dhe çdo ditë po më pëlqen më shumë e më shume”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.
Kënga është realizim i producentit Bo Beatz, i cili e ka bërë muzikën, ndërsa miksimi dhe masterizimi mban firmën e Lorenc Alija (Alija Avaxus).
Ndryshe, Trimi është duke punuar në këngë të reja që do t’i sjell gjatë muajve në vijim dhe do të mbajë disa koncerte të ndryshme. /Telegrafi/