Capital T zbulon bisedën me Majk për “femrat”

  

Capital T ka njoftuar se javën e ardhshme do sjellë në treg këngën e re të titulluar “Kujtime”. Imazhi që ka postuar në Instagram për të bërë paralajmërimin është përdorur nga shumë njerëz për të krijuar meme që kanë shkaktuar shumë të qeshura.

Përvec fansave, edhe kolegu i tij Majk ka menduar një meme. “Kur të thotë kam me dal sonte me shoqe”, shkruajti reperi për fotografinë ku Capital T shfaqet duke parë në teleskop.

Capital dhe Majk janë miq dhe kolegë të mirë, të cilët bashkëpunuan para disa kohësh duke sjellë projektin “Pasha Jetën” që ka arritur mbi 30 milionë klikime në Youtube.