Cardi B dhe Bruno Mars publikojnë projektin e ri “Please Me”

  
  

Cardi B dhe Bruno Mars kanë treguar edhe një herë se dinë të sjellin hite.

Pasi udhëhoqën top listat me remiksin e “Finesse”, dyshja dinamike kanë bashkëpunuar për një tjetër këngë.

“Please Me” është lansuar pikërisht në kohë për Shën Valentin.

Në prodhim të Brunos dhe “The Stereotypes”, kënga e inspiruar nga vitet e 90-ta e gjen fituesen e Grammy në top formë.

Cardi, e cila kaloi Shën Valentinin me bashkëshortin e saj Offset, vazhdon të jetë e angazhuar.

Ajo së fundmi xhiroi videoklipin e këngës së re të saj me Dj Khaled, “Thotiana”.

Cardi B ishte top fituese në Grammy duke shkruar historinë. /Telegrafi/