Cardi B “mbytet” nga kritikat e fansave, ja reagimi i Lady Gaga
Këngëtarja e njohur Lady Gaga i ka dhënë mbështetje të madhe reperes Cardi B për çmimin që mori në Grammy. Të martën, reperja që u vlerësua me “Best Rap Album” vendosi të mbyllë rrjetet sociale prej kritikave që mori nga fansat.
Por këngëtarja Gaga, e cila gjithashtu është një fituese Grammy përdori rrjetet sociale për të uruar reperen dhe për ta vlerësuar.
“Është kaq e vështirë të jesh femër në këtë industri. Është punë e vështirë së bashku me sfidat pa respekt, vetëm me qëllimin për të bërë art. Unë të dua Cardi. Ti e meriton cmimin tënd. Le të festojmë luftën e saj. Ngrihuni lart dhe nderojeni atë. Ajo është e guximshme”, shkruajti Gaga me një postim në Instagram.
It is so hard to be a woman in this industry. What it takes, how hard we work through the disrespectful challenges, just to make art. I love you Cardi. You deserve your awards. Let’s celebrate her fight. Lift her up & honor her. She is brave. pic.twitter.com/lunY27vn3E
— Lady Gaga (@ladygaga) February 13, 2019