Cardi B nuk arriti ta shmangte depresionin pasi solli në jetë vajzën e saj
Reperja amerikane, Cardi B, ka folur lidhur me përvojën e saj gjatë shtatzënisë dhe pasi u bë nënë. Para gjashtë muaj, këngëtarja solli në jetë vajzën Kulture nga lidhja me reperin Offset.
https://telegrafi.com/cardi-b-ne-kopertinen-e-harpers-bazaar-realizon-sesion-unik-fotografik/ target=”_blank” rel=”noopener”>Ajo ka pozuar për revistën Harper’s Bazaar, për të cilën ka dhënë një intervistë të gjatë, ku ka folur edhe për amësinë.
26-vjeçarja ka thënë se ka ndier gjëra që nuk kishte imagjinuar se mund t’i ndiente, ndërsa kishte shpresuar që ta shmangte depresionin pas lindjes, por nuk ia kishte dalë.
https://telegrafi.com/tag/depresioni-pas-lindjes/ target=”_blank” rel=”noopener”>Depresioni pas lindjes (PPD) që quhet edhe depresioni postpartum ose postnatal, është një formë e çrregullimit të disponimit pas sjelljes në jetë të fëmijës, i cili përfshin kryesish nënat, por nuk përjashtohen as baballarët.
Në kuadër të simptomave mund të jetë pikëllimi ekstrem, energjia e ulët, ankthi, episodet me të qara, ngacmueshmëria dhe çrregullimet e gjumit ose ushqyerjes.
“Kam menduar se nuk do të më ndodhë. Kur e linda (vajzën), mjekët më treguan për këtë formë depresioni, ndërsa unë u thashë se ndihem mirë dhe mendoj se disponimi im nuk do të çrregullohet”, është shprehur ajo.
Mirëpo, më tej ka theksuar se depresioni i ishte shfaqur përnjëherë dhe se kishte ndier peshë të madhe mbi supe.
Cardi nuk ka dashur të publikojë fotografi të vajzës së saj, sepse donte ta mbrojë nga syri i publikut, porse ky vendim i saj kishte nxitur komente të llojllojshme, disa prej të cilëve thoshin se e fsheh vajzën sepse është e shëmtuar.
“https://telegrafi.com/tag/offset/ target=”_blank” rel=”noopener”>Burri im donte ta vendosë fotografinë e saj, por pasi biseduam gjatë e kuptuam se bota akoma nuk meriton ta shohë”, ka theksuar këngëtarja.
Pasi i ka tejkaluar problemet me depresionin, reperja ka ardhur në përfundim se është e kënaqur me karrierën e saj dhe se fëmija është gjëja më e rëndësishme që ka në jetë. /Telegrafi/