Çdo femër i ëndërron! Kur të shihni dhuratat që mori Trejsi Sejdini për Shën Valentin, me siguri do e keni zili! [FOTO]
Trejsi Sejdini është njëra nga femrat shqiptare më të përfolura në “shoëbizin” tonë që pas kurorëzimit si “Miss Universe Albania’, por jo vetëm. Trejsi përfaqësoi Shqipërinë në Tajlandë në eventin e madh “Miss Universe”, ku edhe pse nuk fitoi çmimin e parë, nuk doli duarbosh pasi fitoi shumë fansa dhe kjo u pa fare mirë në rrjetet sociale.
Trejsi është përfolur shpesh herë edhe për lidhjet e saj sentimentale dhe për festën e Shën Valentinit ka ndarë me ndnjekësit disa momente shumë romantike. Ajo ka udhëtuar për në Bali, ku e ka pritur një surprzë mjaft e këndshme nga partneri. Trejsi ka marrë si dhuratë një gjerdan të madh floriri dhe disa bizhu të tjera, ndërkohë që në sfond ka filmuar vaskën e mbushur me petale trëndafilash dhe ambientin e zbukuruar me qirinj e trëndafila.
“E dashuruar. Gëzuar 14 shkurtin të gjithëve.”- shkruan Trejsi krahas videove të publikuara në Instastory.
albshowbizzz.com