Çfarë kanë të përbashkët Mihrija e Naimi me Loredanën e Mozzikun? (FOTO)
Mbase do t’ju duket i çuditshëm titulli, por
Mihrije Braha, Naim Abazi, Loredana e Mozzik kanë një të përbashkët.
Të paktën kështu e kanë cilësuar njerëzit në
rrjete sociale.
Një fotografi e këtyre dy çifteve të njohura, është
bërë virale në rrjetet sociale.
Derisa kudo po shfaqej sfida 10-vjeçare, dikush vendosi Loredanën dhe Mozzikun e Mihrijën me Naimin, si ndryshim brenda 10 vjetësh.
Më pas, Mihrija e mori imazhin dhe e ripostoi sot në Instagramin e saj.
Kjo për faktin se të dyja këto çifte në
fotografinë e mëposhtme, janë të veshur pothuajse njëjtë, të paktën ngjyrat dhe
stili është identik.
Mihrija dhe Naimi e realizuan kohë më parë këtë
foto mirëpo Loredana dhe Mozzik zgjodhën këtë dukje në këngën e re “Romeo&Juliet”
që doli pak ditë më parë.
Si po ju duket juve?/Prive.al
albshowbizzz.com