Çfarë ndodhi pas Oscar

  

Nën frikën se ky edicion nuk do të ishte po aq i suksesshëm sa ai i viteve të shkuara, ndonëse pa prezantues Edicioni i 91 i Çmimeve Oscar nuk zhgënjeu.

Parakalimi i yjeve në tapetin e kuq ishte një nga momentet më të rëndësishme dhe më të komentuara. Vëmendja u përqendrua më së shumti tek aktori Billy Porter, i cili u shfaq me një kostum nga Christian Siriano, që vazhdonte në formë fustani.

E nëse pas Çmimeve Oscar do jepej një çmim për veshjen më seksi, patjetër që Kendall Jenner do ishte një pretendente e fortë me fustanin e zi që kishte zgjedhur, duke i lënë pak vend imagjinatës.

E frymëzuar nga ikona e kinematografisë Audrey Hepburn për modelin e flokëve dhe fustanin elegant, Lady Gaga ishte kujdesur edhe për detajet, ku mediat ndërkombëtare nuk lanë pa komentuar as gjerdanin e saj, i cili raportohet se ka kushtuar 30 milionë dollarë.

Lady Gaga nuk u komentua veç për look-un e saj por edhe për performancën me Bradley Cooper, që mesa duket pavarësisht duartrokitjeve jo nga të gjithë u prit mirë.

Ish-pjesëtarja e grupit “Spice Girl” Mel B e ka quajtur shikimin mes të dyve si një shikim dashurie, gjest aspak i këndshëm për të dashurën e Cooper, aty prezente.

Ndërsa Rami Malek, aktori më i mirë i vitit përveç se mbajti një fjalim tejet emocionues, rrëfeu se është në lidhje me aktoren, Lucy Boynton, historia e dashurisë me të cilën nisi gjatë filmit “Bohemian Rhapsody”.

Tv Klan

  

albshowbizzz.com