Ç’ju duhet për t’u bërë një blogere e suksesshme? Ua tregon Armina, flet dhe për Shkëlzenin: Se dija që është djali i Berishës! [FOTO]

 

Blogerja Armina Mevlani dhe djali i ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha janë një ndër çiftet më të njohur të shoëbiz-it dhe komentohen për çdo detaj nga jeta e tyre. Së fundmi, Armina ka dhënë një intervistë për revistën’ Elite’ dhe ndër të tjera ka treguar variantin e vërtetë se si është njohur me Shkëlzenin.

‘Në fakt forma sesi jemi njohur ka qënë krejt rastësore. Jemi parë diku në një bar pa e njohur njëri -tjetrin për herë të parë dhe kemi pasur shumë tërheqje, madje sot e diskutojmë çfarë kemi ndierë në largësi atë ditë. Të dy jemi emocionuar dhe kemi pasur shumë interes për njëri-tjetrin. Unë pyeta një mikeshë kush mund të ishte, pasi as unë dhe as ajo nuk e dinim kush ishte. Më pas, pas disa kohësh, u gjendëm rastësisht me miq të përbashkët, në të njëjtën tavolinë dhe aty filloi gjithçka, aty bëra lidhjen e ditës së parë, kur u pamë nga larg. Nuk ishte lidhje e menjëhershme sigurisht, ndenjëm shumë kohë thjeshtë duke komunikuar si fillim…Më pas u takuam dhe filloi gjithçka’, rrëfeu Armina.

Ajo është shumë e suksesshme si blogere dhe ka më shumë se 1 milion ndjekës në Instagram. Në intervistën e fundit, Armina ka rrëfyer se ç’i duhet një blogereje për t’u bërë e suksesshme si ajo.

“Mendoj që një blogere që të quhet e suksesshme apo të paktën blogere, duhet të gjenerojë diçka nga puna që bën në përfitim të saj. Nuk ka asgjë të keqe për vajzat që e provojnë dhe e kanë ëndërr, por patjetër që të quhesh e tillë minimalisht duhet të bashkëpunosh me dyqane, brande, hotele etj. Sigurisht në momentin që je e ftuar në Javë Mode në Paris apo Milano, je në një hap më të gjerë sesa thjesht brenda Shqipërisë […].” – tha Armina. 

rtm.jpg

 

albshowbizzz.com