Çmimet GRAMMY/ Cardi B, spikat me veshjen! Pesë veta për ta ndihmuar në tapetin e kuq [FOTO]
Këngëtarja me famë ndërkombëtare Cardi B, gjithashtu ishte pjesë e ceremonisë së ndarjeve të çmimeve Grammy Awards 2019.
Reperja latine, spikati me veshjen e saj, fustan i dizenjuar nga stilisti francez Thierry Mugler i cili kishte një model të çuditshëm dhe aspak të rehatshëm. Ndërsa në kokë mbante një kurorë me perla.
Reperja, emri i vërtetë i së cilës është Belcalis Marlenis Almánzar, u shoqërua nga bashkëshorti i saj, Offset, dhe katër të tjerë për ta ndihmuar të parakalonte në tapetin e kuq të eventit.
albshowbizzz.com