Çpo ndodh me Grammy? Pas Ariana Grande, Drake e Lamar refuzojnë të performojnë në ceremoninë e çmimeve
Dy këngëtarët më të nominuar në Grammy këtë vit nuk kanë pranuar të performojnë në event.
Kanë qenë vetë producentët e eventit të rëndësishëm të muzikës që kanë lajmëruar për këtë gjë. Ken Ehrlich tha për Neë York Post se i ofroi reperëve Drake, Lamar dhe Childish Gambin mundësinë për të performuar mbrëmjen e së dielës (9 shkurt), por u kundërtshtua nga ata. “Çështja është se ne vazhdojmë të kemi një problem me botën e hip-hop. Kur këngëtarët nuk marrin në shtëpi çmimin e madh, Grammy bëhet më pak domethënës per komunitetin hip-hop,”-shtoi Ehrlich.
Lamar udhëheq këtë vit me tetë nominime, ndjekur nga Drake i cili ka 7 nominime.
Gjithashtu vlen të përmendim që edhe Ariana Grande nuk do të performojë në Grammy ashtu siç ishte parashikuar, pasi nuk kishin rënë dakord për këngën.
albshowbizzz.com