Da Ghost refuzon blerjen e ndjekësve dhe pëlqimeve në Instagram, zbulon si yjet tjera bëjnë të njëjta manipulime

  
  

Një prej reperëve veteranë të skeëns, Da Ghost, gjithnjë ka qenë aktiv.

Së fundmi ai paralajmëroi lansimin e albumit “NNNQ”, i cili ka nxitur entuziazëm në komunitetin e hip hopit.

Një prej reperëve të dashur të skenës për hitet që ka realizuar ndër vite në hip hop megjithatë nuk ka numrin e ndjekësve sikur kolegët e tij.

Dhe, për këtë duket se ka arsye të fortë.

Reperi ka publikuar një bisedë me një person që i ofron pëlqime dhe ndjekës në Instagram, ndërsa përgjigja e tij, habit shumë.

“A vijnë me bukë të tyre a dueht edhe buken me ja u hekë?”, i është përgjigjur reperi, duke shtuar “A po keni punë?” duke aluduar se yjet tjera angazhojnë persona të tillë andaj edhe ai është kontaktuar.

Trendi i rritjes së klikimeve në formë artificiale dhe sidomos ndjekësve në Instagram ka marrë përmasa serioze në estradën shqiptare.

Manipulimi i publikut me numrin e ndjekësve dhe të pëlqimeve megjithatë po bëhet gjithnjë e më pak i besueshëm.

Da Ghost njihet për hitet si “Drog për Vesh”, “Po shihet ashiqare”, “Krejt Anash”, “Gjeneza”, etj. /Telegrafi/