Dafina në parkun e Divjakës e mbjellë një pishë.Për kë?

 
 

Parku kombëtar i Divjakës është transformuar në një destinacion turistik mjaft të vizituar nga shqiptarët dhe të huajt.

Madje sot këtë park e ka vizituar edhe këngëtarja Dafina Zeqiri, e cila kohët e fundit përveç angazhimeve në muzik po gjen kohë edhe për angazhime tjera, shkruan Kosovarja.

Sa pjesëmarrja saj në protestë për vajzën nga Drenasi e sa vizita në parkun e Divjakës, janë vetëm disa angazhime të saj që po na bien në sy.

Ajo ka treguar dashuri të madhe për natyrën, me një gjest krejt të vogël. Ku me anë të një statusi ka apeluar që edhe të tjerët ta ruajnë e të kontribojnë së paku me një gjest krejt të vogël në të mirë të ambientit.

“Nganjëherë e harrojmë rëndësinë e natyrës dhe gjërave që na rrethojnë, e që pak e nga pak po i shkatërrojmë. Sado i vogël të jetë kontributi jonë ndaj natyrës, është më mirë se hiç! Unë e mbolla këtë pishë në Parkun e Divjakës, kontribo edhe ti në mënyrën tënde në të mirë të ambientit” – këto janë fjalët që ka shkruar sot Dafina.

Kujtojmë që parku i Divjakës ndodhet në Shqipëri kryesisht afër Tiranës dhe Durrësit.

 
 

albshowbizzz.com