Dafina Zeqiri selam ish-it: Mos u muno mu kthy mrapa, kaq me ty e pata!

 
 

Dafina Zeqiri është një nga këngëtaret më të komentuara, por edhe më të suksesshme shqiptare.

Në vitin e kaluar, madje artistja u rikthye fuqishëm me projekte e koncerte muzikore.

Duket që ajo është në përgatitje edhe të një kënge të re, madje në një fotografi të postuar së fundmi në llogarinë Instagram, ajo ka shkruar disa fjali, që lënë të mendohet nëse janë vargje të këtij projekti:

“Mos u muno me bo hapa..
Se kurr nuk kthena mrapa… Kaq me ty e pata….”

Ndryshe, Dafina Zeqiri s’ka shumë muaj që i dha fund lidhjes së saj disa vjeçare me domenikanin, Jose.

 
 

albshowbizzz.com