David Beckham qenka i fiksuar pas kësaj gjëje në dhomën e gjumit! Na e thotë bashkëshortja e tij

 

Victoria Beckham duke u përgatitur për një intervistë është gjendur në një situatë të sikletshme.

Kamerat e xhirimit, me të cilat ajo do të bënte një dokumentar kanë ardhur në hotelin e saj përpara orës së planifikuar.

Pikërisht kur ata kanë hyrë brenda dhoma e hotelit ishte totalisht rrëmujë.

Victoria tregoi se rrëmuja është arsyeja përse David çmendet fare kur hyn në dhomën e gjumit për të fjetur.

“Ju mund ta shihni se pse e çmend bashkëshortin tim, sepse ai është super super-i rregullt”.

“Unë jam e fiksuar pas baktereve, kudo dua të jetë super super-pastër. Unë do të dezinfektoj çdo gjë, por unë jam pak e çrregullt, çfarë të bëj? ‘

Ndërsa po ecte në dhomën e gjumit, ajo shtoi: “Kjo do t’i shkaktonte David një sulm paniku tani”.

Ish-futbollisti dhe modeli është shprehur se ai nuk e duron dot rrëmujën:

“Mund të rri deri natën vonë pa gjumë derisa gjithçka të jetë në rregull, sepse unë nuk e duroj dot rrëmujën.”

 

 

albshowbizzz.com