‘Demaskoi të dashurën se kishte 4 lidhje paralele”, Rezart Veleshnja zbulon të vërtetën

  

Mbrëmjen e së dielës në Instagramin e Rezart Veleshnjën u bënë disa postime që shokuan opinionin publik.

Në postime aktori i famshëm i humorit akuzonte të dashurën e tij se kishte katër lidhje paralele, duke e quajtur: “Plehrë, k**** ordinere!”

Por më vonë Veleshnja ka deklaruar se i kishin hackuar Instagram dhe postimet nuk ishin bërë nga ai.

Aktori u shpreh se gjatë kohës kur u bënë postimet ishte në një udhëtim drejt SHBA.

Ai shtoi se do i gjejë autorët dhe çështjen do ta çojë në Prokurori, duke e konsideruar hakimin e Instgram si një turp të madh.

“Falenderoj në rradhë të parë menaxherin që ka bërë të mundur rimarrjen e faqes sime, Instagram-in. Më kanë hakuar faqen dhe nuk e di pse i kanë bërë këto pisllëqe. Për momentin jam në Washington dhe nuk kam pasur lidhje fare as me Instagram-in. Kam qenë në 13 orë udhëtim. 

Paska ndodhur kjo çudia dhe unë jam habitur. I kërkoj shumë falje megjithatë, nuk e di kush janë kush janë këta dashkeqës por nëse i gjej i kam lënë Allahun dhe policinë. Faleminderit të gjithëve dhe na falni për shqetësimin pasi mund të ketë pasur edhe ofendime. 

Nuk e di kush mund ti përdorë fotot por mund të them që minimalja kam 3 orë që kam zbritur në aeroport e Washington. Nuk e di kush ma ka bërë këtë lojë por do ta gjej dhe do ta çoj në Prokurori sepse nuk shtyhet më kështu. Nuk e kuptoj interesin e këtyre njerëzve dhe është turp i madh. Çfarë bëjnë njerëzit për bërë disa like ose për të tërhequr vëmendjen,”-tha ai.

Çfarë ndodhi dje në Instagramin e Veleshnjas

Hakerat bënë disa postime ku dukej sikur aktori i humorit i kishte dhënë fund marrëdhënies me të dashurën dhe shkak ishte bërë tradhtia. 

Në postimet në Instagram u tha se e dashura e aktorit kishte 4 lidhje paralele.

‘E gjithë ngjarja’ u tregua me anë të postimeve në Instagram, ku vajzës iu përmend publikisht emri dhe u fye me fjalët: “Plehrë, k**** ordinere!”

“Faleminderit të gjithëve për mbështetjen por s’kam çfarë bëj më një që mban 4 përnjëherësh! Mjerë ai që bën si mjeshtër dhe mendon se e ka vetëm ai! Mos merr në qafë meshkuj të tjerë të paktën”, shkruhej në disa postime.

Edhe pse e ka pranuar se është në një lidhje, aktori e mbajti të fshehtë identitetin e saj dhe nuk publikoi asnjëherë foto me të.