Detaje nga propozimi që bëri bujë – Çfarë shkoi keq në fejesën e Katy Perry’t me Orlando Bloom

 

Katy Perry ka folur të hënën mbrëma
në emisionin e Jimmy Kimmel, duke treguar se si i propozoi fejesë aktori
Orlando Bloom.

“Ishte tejet moment I ëmbël”, ka thënë Katy. “Ishte dita e Shën Vlentinit dhe ne dolëm për darkë e unë mendoja se do të shkonim më pas të shohim ndonjë gjë, por hipëm në një helikopter”.

  

Image result for katy perry and orlando bloom

“Ai më kërkoi që të martohesha
me të në helikopter, por pjesa qesharake është se ne me vete kishim shampanjë.
Ai ma dha një letër ta lexoja dhe derisa po e nxirrte unazën, kutia e unazës
ishte shumë e madhe sa i shkoqi xhepin dhe duke e sforcuar ai i ra shishes së
shampanjës me dorë, e theu dhe e rrëzoi”, ka treguar ajo.

“Më pas ne ndaluam në një çati
në Los Angeles dhe e tërë familja ime dhe miqtë ishin aty. Ai e bëri momentin
shumë të bukur”, ka thënë Perry. /Prive.al

 

  

 

  

 

albshowbizzz.com