Detaji që vërteton se çifti i njohur i showbizit u nda përfundimisht
Ndarja e Pete Davidson dhe Ariana Grande është përfundimtare!
Komediani 25 vjeçar duket se tashmë e ka mbyllur këtë kapitull të jetës së tij.
Ai ka bërë një tatuazh që shkruan “i mallkuar” me shkronja të mëdha – mbi një tatuazh që ai dhe Ariana e kishin bërë së bashku.
Më 9 shkurt, artisti i tatuazheve, Jon Mesa, ka postuar një fotografi në Instagram ku ka treguar punën e tij të fundit për Davidson – një hut me Tootsie Pop në shpinën e tij.
Por kjo fotografi nxori në pah edhe pjesën e sipërme të qafës të yllit të “Saturday Night Live” ku tatuazhi që shkruante “Mille Tendresse” tani është i mbuluar me një mesazh të koduar.
Tatuazhi, që edhe këngëtarja e ka në qafë, është i përkthyer nga gjuha frënge dhe do të thotë “një mijë ndjeshmëri” ndërsa u bë shumë i popullarizuar nga filmi “Breakfast at Tiffany’s”, transmeton Klan Kosova.
Derisa Pete Davidson mund ta shohë lidhjen e tij të dashurisë me Ariana Granden si një “mallkim”, ai akoma nuk e ka mbuluar një tatuazh tjetër që e ka po ashtu nga ish e dashura e tij
Fjala “gjithmonë” është e shkruar po ashtu në shpinën e tij.
Por edhe Ariana Grande duket se nuk ka mbetur prapa për të larguar tatuazhet që ndërlidhen me ish të dashurin e tij.
Këngëtarja tashmë ka fshirë tatuazhin që e kishte në këmbën e saj për të nderuar babain e tij të ndjerë – që ishte zjarrfikës që ka ndërruar jetë duke punuar gjatë sulmit 9/11 në Kullat Binjake.
Davidson dhe Grande janë ndarë në muajin tetor të vitit të kaluar – ata ishin në lidhje dashurie për katër muaj por ata ishin të fejuar dhe po jetonin bashkë.
albshowbizzz.com