Dhjetë yjet që i kanë kaluar të pesëdhjetat, por duket se për ta koha është ndalur
Brad Pitt, Jennifer Aniston, Jamie Foxx dhe shumë yje të tjera janë në skenën hollivudiane për shumë vite, mirëpo përkundër moshës së tyre, ata vazhdojnë ta ruajnë dukjen rinore.
Brad Pitt
Më 18 dhjetor, hamshori hollivudian e festoi ditëlindjen e 55-të, ndërsa dukja e tij dëshmon se ai po plaket “si vera e mirë”.
Jennifer Aniston
Aktorja e popullarizuar hyri në “klubin 50” më 11 shkurt të këtij viti. Ndërsa në një intervistë të mëhershme për Yahoo Beauty, ajo kishte thënë se po e shijonte plakjen.
“Secilën ditë jam dëshmitare e situatave, në të cilat femrat bëjnë gjithçka që është në fuqinë e tyre për të qëndruar të reja. Më vjen mirë që mund të mësoj nga gabimet e tyre, nuk e kam për qëllim që të injektoj asgjë në fytyrën time. Ato përpiqen ta ndalin kohën, por e vetmja gjë që bëjnë është se e tregojnë veten si persona të pasigurt, të cilët nuk e pranojnë plakjen”, kishte thënë Aniston.
Will Smith
Në fund të shtatorit të kaluar, aktori hollivudian i mbushi 50 vjet, ndërsa për të dëshmuar se vitet janë vetëm numra, u hodh nga aeroplani në Grand Canyon duke e emetuar të gjithë ngjarjen në kanalin e tij në YouTube.
Jamie Foxx
Aktori fitues i çmimit Oscar e festoi ditëlindjen e 50-të në dhjetor 2017, ndërsa familja i kishte bërë një tortë, ku shkruante “Urime 25×2”.
Sandra Bullock
Në vitin 2015, Sandra Bullock u shpall 50-vjeçarja më e bukur, ndërsa tash i ka 54 vjet dhe thotë se plakja nuk e shqetëson, sepse po shkon sipas ligjeve të natyrës.
Sharon Stone
Aktorja hollivudiane tashmë i ka mbushur 60 vjet, ndërsa ka thënë se e fshehta e dukjes së saj është përdorimi i krmeave të ndryshëm për kujdesin ndaj lëkurës. Ajo është shprehur e lumtur që po plaket, sepse është e vetëdijshme se bota ka humbur shumë emra të mëdhenj gjatë historisë.
Tom Cruise
Aktori i famshëm bën pjesë në listën e yjeve që nuk duken më të moshuar se 35 vjeç, edhe pse aktualisht i ka 54 vjet. Përkundër moshës që ka, ai vazhdon të merret me shumë aktivitete sportive.
Në këtë listë bëjnë pjesë edhe Julianne Moore (58 vjeçare), Keanu Reeves (54 vjeçar) e Halle Berry (52 vjeçare).
/Telegrafi/