Dikur fitonte miliona, sot e pastrehë

  

Ish-supermodelja Nastasia Urbano dikur pushtonte kopertinat e revistave dhe fitonte milionë dollarë nga puna e saj. Por sot 57-vjeçarja është e pastrehë.

Urbano fle në fasadat e bankave në Spanjë pasi ish-bashkëshorti i mori të gjitha paratë.

“Isha në të gjitha revistat. Duhesha nga të gjithë. Kam marrë miliona dollarë në vit për vetëm 20 ditë punë, për tre ose katër vite,”-tha ajo.

Por shtoi se babai i fëmijëve të saj e la pa asnjë lekë.

“Ai më la pa asgjë, vetem me rrobat që kisha veshur. E vetmja gjë e mirë nga ajo marrëdhënie ishin fëmijët e mi, pjesa e tjetër ishte e tmerrshme. Ai blente gjithçka me paratë e mira. Vetëm dy ditë pas njohjes më kërkova BMW dhe unë si budallaqe, nënshkrova check-un. Kisha rënë në dashuri.”

Urbano modeloi për marka të mësha si  Revlon dhe Yves Saint, gjithashtu u shfaq në kopertinën e Vogue në vitin 1981.