Dikur fitonte milionat si modele e kopertinave të “Vogue”, sot e pastrehë rrugëve të Barcelonës
Nastasia Urbano dikur ishte një ndër femrat më të adhuruara të modës, por jo e tillë është ditëve të sotme.
Ajo njihej si modele e kopertinës së revistës së famshme “Vogue”, ndërsa reklamonte markat e njohura.
Nastasia ka qenë po ashtu edhe imazh i markës së famshme të parfumit “Opium” të Yves Saint Lauren.
E njëjta ka punuar për disa revista brenda vitit, dhe fitimet e saj kalonin shifrën e një milion dollarëve brenda vitit.
Ndërsa sot, mund të duket e pabesueshme por Nastasia sot endet rrugëve të Barcelonë si e pastrehë, në kushte tejet të dobëta ekonomike.
Kjo gjendje e saj u rëndua pas martesës, pasi ishte bashkëshorti i saj ai që bënte shpenzime të pakontrolluara dhe e çoi atë në bankrot.
Ajo madje ndjehet edhe e lodhur nga të kërkuarit lëmoshë, duke u munduar të nxjerrë muajin. /Telegrafi/