Dini shumëçka për Leartën e Engjin, por a e dini me çka merret Gresa, vajza e dytë e Shyhrete Behlulit?

Ja me çka merret ajo.

Këngëtarja Shyhrete Behluli është nënë e pesë fëmijëve, tri vajzave dhe dy djemve.

Ndonëse gjithmonë mjaftë e angazhuar në muzikë, Shyhretja ia ka dalë mbanë në rriten e mirë dhe kujdesin e duhur ndaj fëmijëve të saj.

Këngëtarja ka treguar se nuk i ka munguar ndihma dhe përkrahje e vjehrrës, e më pas edhe e vajzës së madhe, Njomzes.

Këngëtarja ka qëndruar me javë larg fëmijëve për shkak të aktiviteteve muzikore dhe kjo nuk ka qenë fare e lehtë për të, shkruan “Kosovarja”.

Njomza sot është e martuar, e realizuar si bashkëshorte, nënë dhe profesioniste, edhe Engjellusha po e qon përpara karrierën e saj si këngëtare.

Po, Gresa? Në lidhje me vajzën e dytë të Shyhretes nuk di thuajse askush asgjë. Ajo nuk merret me muzikë, nuk i pëlqen të ekspozohet dhe rrallë shihet përkrah të ëmës.