Diona Fona kujt i thotë në këngën e re “E ke dit”
Edhe një këngë e re i është bashkuar numrit të madh të projekteve që janë publikuar kohët e fundit.
Një ndër to është edhe Diona Fona, e cila ka sjell videokëngën më të re para fansave dhe publikut të gjerë.
“E ke dit”, titullohet kënga e re që është shoqëruar me një videoklip të veçantë, për të cilin u përkujdes Imagine Films.
Për tekstin është përkujdesur bukuroshja dhe Erion Dragidella gjersa për Beat u kujdes Creep tunez, K-Master.
Theksojmë se kënga është regjistruar tek PINT-at, me të cilët ka bashkëpunuar edhe në të kaluarën.
Ndryshe, Fona ka paralajmëruar edhe këngë të reja që do t’i sjell gjatë muajve të ardhshëm. /Telegrafi/