DJ Khaled dhe Cardi B në xhirime të videoklipit të ri

  
  

DJ Khaled po bën gati një bashkëpunim të madh me Cardi B.

Sapo fitoi në formë historike ceremoninë Gramy, Cardi B u shfaq para kamerave në setin e xhirimeve të klipit të ri.

Khaled shpërndau fotot nga seti i xhirimit të klipit të cilat janë bërë në Santa Clarita të Kalifornisë.

“Atakanë thënë se nuk mund ta marrë Cardi në albumin tim, kështu që ne e bëmë këtë për një himn e videoklip epik”, u shpreh Moguli i “We The Best”.

Bashkëpunimi ka kohë të gjatë që po përgatitet.

Sipas Cardit, ajo e regjistroi këngën kur ishte shtatzënë.

“Unë e kam bërë këtë këngë kur isha shtatzënë”, ka thënë Cardi, e cila ishte e rrethuar me flakë në set.

Cardi B mbetet zënë, pasi që pos me Khalidin ajo po bën gati edhe remiksin e këngës “Thotiana” për këtë javë. /Telegrafi/