Dje festoi ditëlindjen, por sot ‘Sasës’ ia mbushën shtëpinë më dhurata
Adriana Matoshi është emri i aktores që mori vëmendjen e publikut në çdo rol që luajti që nga fillimi I karrierës së saj.
Mirëpo, ai që e bëri shumë të njohur dhe të pëlqyer në publik është roli i ‘Sasës’ në serialin ‘O sa mirë’, përcjell ORAinfo.
Dje ajo festoi ditëlindjen dhe në këtë ditë ajo mori urime të shumta nga miqtë dhe familjarët e saj.
E sot, ‘Sasa’ ka publikuar foto ku shihet se shumë prej të afërmve të saj ia kanë mbushur shtëpinë plot me dhurata./ORAinfo/