”Do më kalojë”/ Mos vallë Lori Hoxha sapo pranoi ndarjen nga Visi, por u pendua?! Ky DETAJ po i ÇUDIT të gjithë! [FOTO]
Prej më shumë se dy javë përflitet se Lori Hoxha i ka dhënë fund lidhjes 6 vjeçare me Vis Bajraktarin. Nuk është se ka patur ndonjë reagim nga çifti në fjalë lidhur me këto thashetheme, por kanë qenë detaje të ndryshme që kanë bërë fansat të dyshojnë se ata nuk po kalojnë një periudhë të mirë në marrëdhënien e tyre. Madje jo rrallë herë kanë “ngacmuar” njëri-tjetrin me postime të ndryshme në rrjetet sociale.
Ditën e sotme ajo i ka shtuar edhe më shumë dyshimet e fansave për një ndarje të mundshme mes tyre. Blogerja shumë e ndjekur ka publikuar një foto në përshkrim të së cilës shkruan: “Do më kalojë, thjesht duhet të jem pak dramatike në fillim”.
Pas kësaj deklarate, të shumtë kanë qenë fansat që e kanë pyetur Lorin se çfarë po ndodh mes saj dhe Visit dhe nëse ky ishte një konfirmim që lidhja mes tyre ka marrë fund, por Lori siç duket është penduar dhe e ka zëvendësuar përshkrimin me një emoji engjëlli.
albshowbizzz.com