Dokumentar për David Bowie, por pa muzikën e legjendës
Djali i David Bowie ka insistuar që muzika e babai të tij të mos shfaqet në dokumentarin për legjendës së muzikës.
Duncan Jones vendosi që muzika e David të mos jepet në film për shkak se ai nuk ka nënshkruar për këtë.
Aktori britanik Johnny Flynn do luajë rolin e legjendës së muzikës, duke pëshkruar ngritjen e superstarit, duke filluar me një udhëtim në Amerikë në vitin 1971, i cili dha frymëzim për të krijuar një figurë dhe albumin e vitit 1972 “Zigi Stardast”.
Jones në një postim në Twitter u bëri të qartë fansave të këngëtarit se filmi biografik nuk do përmbajë asnjë këngë të babait të tij sepse nuk ka dhënë lejët për këtë.
“Askush nuk ka dhënë të drejtat muzikore për dokumentarin,”-shkroi ai.
Ai gjithashtu la të kuptohet se nuk ishin konsultuar me familjen e tij për filmin.
“Nuk po them që filmi nuk do jepet. Po them që nëse bëhet, atëherë nuk do ketë asnjë muzikë të babait tim në të. Nëse dëshironi të shihni një film pa muzikën e tij ose pa bekimin e familjes, është në dorën tuaj,”-tha Jones.