Dua flet sërish për çmimet: Një moment që nuk do ta harroj kurrë
Dua Lipa duket se ende nuk po mund ta besoj se ka fituar dy çmime të rëndësishme në “Grammy” andaj ka ardhur edhe me një reagim.
Këngëtarja, Dua Lipa, është bërë artistja e parë shqiptare që fiton çmim “Grammy”, shkruan lajmi.net.
Këngëtarja ka fituar në kategorinë “Kënga më e mirë në zhanrin dance”, në të cilën ka garuar me këngën “Electricity”, në bashkëpunim me Mark Ronson dhe Diplon.
Se ia ka dalë ta bëjë endrrën realitet duket se akoma nuk është duke e besuar pasi Dua ka reaguar sërish me një postim në Instagram.
“Jam duke e pickuar vetën. Nuk mund ta procesoj faktin se ia dola. Një moment të cilin nuk do ta harroj kurrë”, ishin fjalët e Duas./Lajmi.net/
View this post on Instagram
Still pinching myself!!! I can’t quite process it all and I think i’ll be on a high for a very long time. A moment I won’t forget ❤️ @recordingacademy
albshowbizzz.com