Dua Lipa pjesë e fushatës të markës së xhinseve “PepeJeans London SS19”
Dua Lipa në këto muajt e parë të këtij viti po korr suksese të njëpasnjëshme në arenën ndërkombëtare.
Këngëtarja shqiptare fillimisht fitoi dy çmime në “Grammy Awards” si dhe një në “Brit Awards”, e cila bëri jehonë të madhe në botë.
Por, duket se zeshkania kjo tashmë po i shpërblehet edhe në anën financiare pasi që po bëhet fytyrë e markave botërore të veshjeve.
Së fundi, bukuroshja ka njoftuar se do të jetë pjesë e fushatës reklamuese të veshjeve të xhinseve “PepeJeans London SS19”.
“Jam e ngazëllyer që t’iu njoftoj se jam fytyra e re e kampanjës ‘Pepejeans London SS19’. Kjo më bën të lumtur që do të punojë me një markë me bazë në qytetin ku unë u rrita, Londër”, ka shkruar ndër të tjerash 23-vjeçarja në llogarinë personale në Instagram.
Ndërkohë, Lipa ka publikuar disa imazhe në rrjetet sociale teksa shihet duke reklamuar xhinset për gjininë femërore.
Ndryshe, Dua është duke punuar fuqishëm për albumin e dytë në karrierë dhe nuk do ta shohim në ndonjë turne muzikor. /Telegrafi/