Dua Lipa shijon suksesin e dyfishtë në Grammy duke pozuar te statuja e saj e dyllit

  
  

Ajo ka festuar suksesin më të madh në karrierë kur rrëmbeu dy çmime Grammy javën e kaluar.

Dhe, Dua Lipa ka vazhduar ecurinë e saj të jashtëzakonshme të suksesit duke zbuluar personalisht statujën e saj nga dylli në muzeun Madame Tussauds në Londër.

Krijuesja e hitit “One Kiss” u shfaq tejet në disponim teksa befasoi adhuruesit e saj me paraqitjen në këtë muze, ku edhe zbuloi statujën e saj nga dylli, e cila është me një prej kostumeve të një prej performancave të famshme të saj.

Elegante në ngjyrë pink, Dua pozoi te statuja që e shfaq atë duke performuar.

Superylli shqitpar po feston pasi rrëmbeu dy çmime të Grammy javën e kaluar, si artistja e re më e mirë dhe kënga më e mirë “dance”.

Në jetën personale, ajo ka festuar Shën Valentinin me Isaac Careë, të dashurin e saj me të cilin po kalon kohë të mrekullueshme.

E vet i dashuri i Dua Lipës së shpejti publikon një libër të tij me 100 receta teksa po kërkon famën në industrinë e kulinarisë.

Statuja në Madame Tussauds është sukses i radhës për Duan, pasi në këtë muze gjenden emrat më të njohur në formë statujash dylli.

/Telegrafi/