Dua Lipa shkëlqen në “Brit Awards”

  

Një magji e vërtetë mbrëmja e ndarjes së çmimeve “Brit Awards” në këtë edicion të 39. Dhe Dua Lipa u dha sërish arsye shqiptarëve për t’u ndjerë krenarë.

23-vjeçarja rrëmbeu çmimin për këngën më të mirë britanike për bashkëpunimin me DJ Calvin Harris “One Kiss”.

Po përveç se dëshmoi sërish se ky është viti i saj, Dua kur u ngjit në skenë dukej sikur mbante të veshur flamurin kosovar. Fustani që kishte zgjedhur ishte në ngjyrë blu i ndërthurur me yje të verdha.

Me këngën që rezultoi fituese, Dua më pas dhuroi spektakël para mijëra të pranishmëve dhe miliona spektatorëve.

Ed Sheeran u vlerësua me “Çmimin e suksesit global”, Ariana Grande artistja më e mirë femër, dhe Drake si artisti më i mirë mashkull por asnjëri prej të treve nuk ishin prezentë për të tërhequr çmimet e tyre.

Një nga çmimet më të rëndësishëm të mbrëmjes, ai për “Kontribut të shquar në muzikë”, shkoi për këngëtaren Pink e cila elektrizoi skenën e “The O2 Arena” në Londër, nëpërmjet zërit dhe performancave të saj.

Tv Klan

  

albshowbizzz.com