Dua Lipa shkruan historinë, bëhet shqiptarja e parë që fiton një çmim “Grammy”
Artistja shqiptare me fame botërore, Dua Lipa, ka shkruar historinë duke u bërë shqiptarja e parë që shpërblehet me një çmim “Grammy”.
Mbrëmja më e madhe muzikore e vitit e ka shpallur atë fituese në kategorinë “Kënga më e mirë ritmike”, për këngën e saj të suksesshme “Electricity”, në bashkëpunim me Mark Ronson dhe Diplo.
Lajmin për këtë e ka bërë të ditur vet Akademia e regjistrimeve “Grammy”, përmes një postimi në rrjetin social Twitter.
Congrats Best Dance Recording winner – “Electricity” #SilkCity & @DUALIPA Featuring @diplo & @MarkRonson #GRAMMYs
— Recording Academy / GRAMMYs (@RecordingAcad) February 10, 2019
Pak para se të paraqitje në tapetin e kuq të eventit, këngëtarja shqiptare është njoftuar se ka fituar këtë çmim, ndërsa gëzimin e ka ndarë me fansat përmes një videoje në rrjetin social Instagram.
“Jeta është vërtetë e çmendur tani. Kaq krenare që kënga jonë fitoi çmimin ‘Grammy’. Shihemi së shpejti në tapetin e kuq”, ka shkruar Lipa në Instagram.
“Grammy” ndërkohë ka zbuluar vetëm disa nga çmimet e mbrëmjes, teksa Dua është e nominuar edhe në një kategori tjetër.
Ajo konkurron edhe për çmimin “Artistja e re më e mirë”, në po të njëjtën kategori që gjkendet e nominuar shqiptarja tjetër e suksesshme, Bebe Rexha.
Kjo e fundit, ka vetëm një shans për të fituar këtë çmim, pasi në kategorinë tjetër ku ishte e nominuar “Dueti më i mirë i zhanrit country”, ajo është mundur nga Dan dhe Shay që triumfuan me këngën e tyre “Tequila”. /Telegrafi/