Duke gatuar mëngjesin, këngëtarja shqiptare rrëfen si pësoi djegie të shkallës së parë

 

Javën që lamë pas, këngëtarja e
famshme shqiptare e edhe moderatorja e KLAN TV, Orinda Huta, u bë pjesë e Prive
duke rrëfyer 10-të gjërat që s’i kemi ditur për të.

Ajo ndër të tjerash, ka rrëfyer një
histori shumë interesante nga fëmijëria e saj.

  

Huta kishte pësuar një djegie të rëndë
derisa ishte ende e vogël dhe po gatuante në kuzhinë, ndërsa shenjat e
incidentit e përcjellin edhe sot e asaj dite në trup.

“Po gatuaja mëngjesin për vete
dhe halla po më thoshte se diçka po digjej e më pas vrapova në kuzhinë dhe e
vura tiganin në ujë dhe aty shpërtheu e mu derdh në trup. Përjetova djegie të
shkallës së parë dhe ende e kam shenjën në këmbë. Dikur e kisha shumë mërzi atë
shenjë sepse edhe njerëzit thonin çfarë ka në këmbë kjo? Por tani e kam
tejakaluar atë”, ka thënë Huta.

Intervistën e plotë ndiqeni në linkun më poshtë:

 
  
 

 

  

 

  

 

albshowbizzz.com