Dy bukuroshe në një fotografi, Rashel Kolaneci dhe Arta Elezaj pozojnë bashkë
Rashel Kolaneci dhe Arta Elezaj kanë marrë vëmendjen e fansave të tyre me një pozë të përbashkët që e kanë publikuar në rrjetet sociale.
“Gjeni një dyshe më të mirë, po pres”, ka shkruar Rasheli në përshkrimin e fotografisë së publikuar në profilin e saj në Instagram.
Dy bukuroshet kanë pozuar në kuadër të emisionit “Duplex Show”, ndërsa edhe Arta e ka publikuar fotografi të përbashkëta në InstaStory, në njërën prej të cilave ndodhet edhe aktori Jul Deda.
Rashel Kolaneci u në e njohur për publikun e gjerë pas pjesëmarrjes në emisionin komik të Ermal Mamaqit, “Xing me Ermalin”, ku angazhua në rolin e asistentes së tij.
Falë dukjes së saj, ajo me raste bën edhe rolin e modeles, ndërsa numëron mbi 448 mijë ndjekës në Instagram.
Për më shumë, krahas të qenit fotomodele, prezantuese televizive, bukuroshja nga Vlora është edhe kikboksiere.
Nga ana tjetër, Arta Elezaj u bë e popullarizuar falë pjesëmarrjes së saj në hit-serialin televiziv “O Sa Mirë”.
Në komedinë e shumëshikuar televizive, ajo portretizon rolin e Xhakartës, ndërsa karakteri i saj është pëlqyer shumë nga shikuesit. /Telegrafi/